Një varkë që transportonte emigrantë nga brigjet turke në Europë është gjetur në Ciklad. Sipas mediave greke varka ishte nisur natën nga plazhi i Turqisë , me të cilën udhëtonin 112 qytetarë.

Në kushte aspak të favorshme dhe të rrezikshme kishin arritur në Beaufort. Ndërkohë me ndihmën e rojës bregdetare u bë e mundur edhe lokalizimi i varkës me vela si edhe u gjetën emigrantët që po luftonin për jetën në kushte edhe të vështira atmosferike.

https://www.youtube.com/watch?v=2hflbodyQ0o&t=9s

Me koordinim të rojës bregdetare, mediat greke shkruajnë se u ngrit një operacion gjigant shpëtimi ku morën pjesë edhe shumë varka privatë dhe në këtë mënyrë u arrit të shpëtoheshin 108 pasagjerë, të cilët u transportuan në portin e Mykonos. Megjithatë katër person janë ende të zhdukur. Mes të shpëtuarve ishin gra fëmijë dhe burra.

Ndërkohë dyshohet se numri i pasagjerëve mund të jetë më i lartë, ndërsa destinacioni i tyre nuk është Mykonosi, por Italia.

https://www.youtube.com/watch?v=WKwu3D3e2LQ&t=3s

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb