Gjatë botërorit, modelen Erjona Sulejmani ishte pjesë e emisionit sportiv “Magjia 21” në TVSH. Bukuroshja pati shumë sukses në rolin e komentueses së ndeshjeve dhe lojës së futbollistëve.

Mesa duket pjesëmarrja në televizionet shqiptare u kthye në një ogur të mirë, pasi së fundmi Erjonës i është bërë ftesa për t’u bërë pjesë e stafit të emisionit “Temptation Island Vip”, që do të prezantohet nga Simona Ventura në “Canale 5”, shkruan revistawho.

Modelja u bë e njohur në botën e sportit pasi ishte e pranishme në ndeshjet që luante ish-bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare, në kombëtaren e Zvicrës. Ajo ka shkruar edhe një libër ku rrëfen prapaskenat e jetës së grave të futbollistëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb