Në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, këtë të shtunë, ishte i ftuar mjeku Adrian Jorgji. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal te situata e COVID-19 në vendin tonë, procesin e vaksinimit dhe pasojat që lë pas sëmundja.

Sipas tij, vaksina duhet të bëhet, e shtoi se qytetarët, sidomos të rinjtë duhet të tregohen të kujdesshëm. Për mjekun, nuk është mirë që pas çdo simptome, që mund të jenë dhe nga një gripi stine, të mendojmë se jemi të prekur nga COVID-i. Ai tha ndër të tjera, se në rastin kur për ditë me radhë, kemi temperaturë të egërsuar, kollë të thatë dhe dhimbje të kockave e trupit, duhet të drejtohemi te mjeku.

Pse është në rritje numri i të rinjve të infektuar?

Adrian Jorgji: Mos harrojmë që vijmë nga sitna e verës, ku moshat e reja kanë qenë të pa kujdesshme. Sa i përket moshave të tjera shikoj ndërgjegjësim. Ndërsa në moshat e tjera shikoj moskujdesin. Jemi në mesin e një pandemie dhe virusi pëson mutacione pothuajse të përjavshme.

Cilat janë simptomat që shfaqin pacientët, në variantin Delta?

Adrian Jorgji: Kushdo në këtë moment, që ka kollë të thatë të lehtë, temperaturë, dhimbje trupi, gazra të shumtë, fenomene diaerrike, duhet të përjashtojë COVID-in. Është gabim të diskutosh, është e ftohur e thjeshtë. Është e vështirë për profesionistët, e jo për njerëzit e thjeshtë.
Po lakmohet shumë vaksina Pfizer. Format e rënda ju kanë ardhur nga të dyja vaksinat, kinezja dhe Pfizer?
Adrian Jorgji: Në ditët e para të shtatorit, u botua një studim disa mujor në vende si Izraeli dhe Britania e Madhe, diskutimi u bë dhe në SHBA. U vlerësua që efektshmëria e kaq muaj e vaksinës ishte diku te 70%, por edhe kjo është për t’u diskutuar. Diskutimi i referohej disa muajve të mëparshëm. Në kohë reale, efektshmëria mund të ketë rënë edhe më. I referohem prapë Izraelit, filloi vaksinimi në dhjetor të 2020 dhe në pjesën më të madhe popullsia u vaksinua në fillimet e 2021, por ama jemi në shtator. Ka kaluar në një masë të madhe efektshmëria e vaksinës, kështu që duhet t jemi objektivë sa i përket vlerësimit nga ana shkencore të vlerave.

Pacientët ju vijnë pasi kanë qëndruar shumë në shtëpi, apo janë goditur rëndë nga virusi ?

Adrian Jorgji: E para ka një nënvlerësim të situatës. Shikoj dhe një lloj negativiteti për të pranuar realitetin, mund të kem edhe COVID, kjo është gjë normale. Për simptomat më të thjeshta është në të mirën tonë të përjashtojmë që s’kemi COVID. Duhet të ndjekim situatën. Duhet të ndjekim klinikën.

A duhen vaksinuar fëmijët?

Adrian Jorgji: Pse insistohet te fëmijët? Sepse është pjesa më e pakujdesur e popullsisë. Nga ana tjetër të tërë ne kemi dobësi për fëmijët dhe të gjithë duan t’i puthin, t’i kenë afër. A ka rreziqe? Prandaj bota po diskuton gjerë për pjesën e fëmijëve, por akoma ka rezerva. Por nëse shkohet drejt acarimit të situatës, nuk do të jetë i thjeshtë vendimi, sepse më e thjeshta, çdo të bëhet me shkollat. Jemi në shtator, kanë filluar shumë raste, jemi akoma në ambiente të hapura, çdo bëhet në nëntor, dhjetor, janar? Duhet të jemi të kujdesshëm, vigjilentë, të ndjekim simptomat.

A tregojnë kujdes qytetarët?

Adrian Jorgji: Sapo e citova, në ambientet e mbyllura. Institucionet janë në ambiente të mbyllura. Unë shoh që nuk ka ndërgjegje qytetare rreth meje, rreth jush. Shikoj njerëz që kanë simptoma dhe nuk kujdesen për ato që kanë përballë. Ka njerëz që e dinë që kanë COVID dhe i drejtohen bashkëqytetarit të tyre pa maskë mbrojtëse. Nëse ne vetë s’do të jemi të zotët të përkujdesemi për vetën tonë, atëherë logjika e kërkon që një moment do të vijë një fuqi madhore, në rastin konkret shteti dhe do të thotë vendos unë. Duhet të shihemi edhe në pasqyrë në rastet që duhet të kundërshtojmë realitetin. Kjo situatë është në të gjithë botën, prandaj duhet të jemi të kujdesur.

Për prekjet e rënda nga COVID-i, për sa kohë e merr veten mushkria dhe cilat janë pasojat?

Adrian Jorgji: COVID-i lë dëme, jo të pariparueshme, e kam parë këtë në të përditshmen time profesionale. Ka diçka dekilate, duhet bashkëpunimi i pacientit. E për këtë s’janë vetëm ilaçet, është mënyra e jetesës. Jam kundër të jenë vetëm ilaçet. Janë këshilla që u jepet pacientëve konkretë dhe është bashkëpunimi i tyre që afron rezultatet. Edhe ato dëme të vogla nuk rezultojnë asgjë në shëndetin e individit.

Kur duhet të shqetësohemi e duhet të drejtohemi te mjeku pa rënë oksigjeni?

Adrian Jorgji: Temperaturë që bëhet më e egër. Kundërshton deri te antiflamatorët, kolla, shtimi i kollës, ndjesia jo e mirë e frymëmarrjes apo rënia e imunitetit. Shtimi i lodhjes, po filluan këto fenomene duhet t’i drejtohemi mjekut. Për mua duhet t’i drejtohemi mjekut në ditën e tretë apo të katërt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb