Kreu i “Partisë se Lirisë”, Ilir Meta në një konferencë për mediat komentoi zhvillimet politike të LSI, nga vendimet e drejta tek ato më të gabuara që sipas tij ndër vendimet e gabuara ishte djegia e mandateve.

Gjithashtu Meta tha se tashmë Partia e Lirisë synon luftën kundër korrupsionit, duke kritikuar edhe lidershpinin e PS Edi Rama.

Pyetje-Përgjigje:

Pyetje: Mëkatet apo vendimet e gabuara të LSI nga 2004 dhe 2017 , pa konsideruar këtu djegien e mandateve

Meta: LSI u krijua sepse lidershipi i PS në atë kohë bllokoi integrimin e Shqipërisë. U bllokua marrëveshja e stabilizim asocimit se lidershipi socialist atëherë dhe shumë më keq tani vdes për içik doganë. Këtë të doganave e kanë problem shumë të madh për  fat të keq. Ju e dini si rriteshin të ardhurat dhe bëheshin rrugët për dy vite. Pra këto për dogana vdesin. Pra u bë përplasja dhe u bë përplasja dhe erdhi kjo forcë e re politike. Kujtojmë se Serbia i ka çelur negociatat që në 2014. Kjo është historia , LSI bëri një akt të madh historik i dha një ritëm të ri të vendit, ndihmoi për liberalizim të vizave dhe shumë projekte të tjera madhështore. Ka dhënë kontribut në rotacionin politik duke i vënë kusht Ramës të votonte tre ligjet që mbanin integrimi. Ka kthyer të gjithë qeverinë bankomat për vetën e tij dhe theksoj se banda e inceneratorëve është qeveritare. Të vetmet vendime që gjej të papranueshme nga ana e ish-lidershipit të LSI është djegia e mandateve dhe çështja e zgjedhjeve vendore. Tani i vetmi dënim për të gjithë ata është të angazhohen 10 herë 20 herë më shumë kundër korrupsionit. Në zbardhjen e inceneratorëve, doganave, banda e rrugëve është një tjetër aferë dhe unë i di shumë mirë ato dhe kjo është në interesin e ç’bllokimit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb