Pandemia nuk e ndal stafin promovues të Birrës Korça që edhe në këtë situatë të pazakontë të çojë atmosferën e Festës tradicionale të Birrës dhe shijen e saj të mrekullueshme në çdo qytet.

Birra Korça, birra e parë shqiptare, këtë verë ka realizuar turin vizitues në qytetet kryesore, sheshet dhe plazhet më të frekuentuara të Shqipërisë. Nga veriu në Jug, në çdo qytet, birra Korça në këto ditë të nxehta vere ka vendosur të sjellë gëzim, dhurata dhe freski për të gjithë pushuesit të cilët kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e tyre për të pushuar këtë vit.

Janë të shumtë konsumatorët që po i shoqërojnë këto ditë me shijen e veçantë të birrës Korça. Ata e vlerësojnë shumë produktin vendas sic është birra e parë shqiptare. Në paketimin shishe dhe në kanaçe, bionde apo e zezë, një gotë pranë jush jua bën më të këndshme ditët e nxehta të verës.

Nga veriu në jug, Birra Korça mbetet birra më e pëlqyer jo vetëm e shqiptarëve por edhe e turistëve të huaj të cilët duke e porositur dhe shijuar atë në çdo cep të Shqipërisë konfirmojnë se birra Korça është birra më e mirë Shqiptare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb