Ambasadori i BE, Luiggi Soreca në një deklaratë për mediat nga Korça ka komentuar 3 propozimet e Partisë Demokratike që janë depozituar në Kuvend.

Sipas tij këto propozime të opozitës tregojnë se çfarë është demokracia.

“Ne ende nuk e kemi lexuar propozimin e opozitës, është dorëzuar në kuvend nga PD por siç e thashë dhe dje, kjo është demokracia. Tashmë opozita është kthyer në parlament, do diskutohet midis mazhorances dhe opozitës.”, tha Soreca.

Ndërkohë, pyetjes; “Nëse vjen Berisha në krye të PD a do ketë bashkëpunim me PD?”, Soreca iu përgjigj se; “Ne kemi bashkëpunuar me këdo dhe kurdo, jemi gati për bashkëpunim me këdo ne çdo rast.”.

Mes të tjerash ai dha edhe një mesazh për median, e cila sipas tij duhet të jetë e lirë. “Është roli kyç i Medias dhe gazetarëve të marrin pjesë në aktivitet që zhvillon çdo institucion. Media duhet të jetë e lirë.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb