Ajo është një nga personazhet më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Është fjala për Morena Tarakun e cila merr gjithmonë vëmendjen e publikut me fotot e saj provokuese, por edhe me jetën luksoze që bën. Prej disa kohësh këngëtarja është larguar për në Stamboll, ku dhe në postimet e saj ka treguar se atje ka filluar një jetë të re.
morena-sasha
Por mesa duket Morena nuk është e vetme atje. Sipas ‘Gazetës Express’ ajo është në një lidhje me një biznesmen miliarder i cili është me origjinë nga Teherani. Ai quhet Sasha Sobhani dhe thuhet se prej disa kohësh ka filluar një romancë me bukuroshen shqiptare. Nga fotot e publikuara në profilin e tij, të dy duken shumë të dashuruar. Ka qenë vetë Sobhani që ka publikuar një foto me Morenën ku ajo shfaqet duke e përqafuar. “Ekziston vetëm një lumturi në këtë jetë, të duash dhe të të duan”, shkruan miliarderi.
sasha2

sasha1
Por kush është Sasha Sobhani?
Sobhani është një emër shumë i njohur në vendet arabe për shkak të jetës luksoze por edhe skandaleve që e kanë shoqëruar ndër vite. Ai është djali i ish-ambasadorit të Iranit në Venezuelë, Ahmed Sobhani i cili njihej për lidhjet me ish-presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez.
sasha

“Isha një prej miqve më të mirë të djalit të zotit Chavez. Unë gjithë jetën time e kam ndërtuar vetë dhe jo me paratë e babait. Kam nisur si përkthyes në moshën 15 vjeçare në Venezuelë. Tani jetoj në Dubai dhe nuk jam nën mbrojtjen e babait. Babai as nuk më jep para e as si kam kërkuar ndonjëherë”, është shprehur në një intervistë vite më parë Sasha Sobhani.
sasha3
Miliarderi në vitin 2012 është akuzuar për vrasje pas një sherri në një festë natën ku mbeti humbi jetën një djalë. Sobhani dikur njihej për skandalet, fotot me femra të zhveshura në shtrat, por tani duket se e ka lënë pas këtë periudhë për të nisur një lidhje serioze me Morenën./ Prive.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: