FIER

Policia e Shtetit ka dhënë detaje për pasuritë që iu sekuestruan  sot “biznesmenit të drogës” nga Fieri, Arjan Shanaj. Ai njihej si një person me aktivitet në fushën kriminale dhe që kishte lidhje të forta në shpërndarjen e kokainës, të cilën , dyshohet se e siguronte në vendet e Amerikës Latine dhe më pas e shpërndante  atë në tregun shqiptar dhe jo vetëm. Vlerat monetare të përftuara i investonte  në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Por, këto pasuri të dyshimta (të luajtshme dhe të paluajtshme) u sekuestruan sot nga autoritetet shqiptare të cilat paralelisht po vijojnë intesivisht hetimet për zbardhjen e të gjithë aktivitetit që ka kryer Arjan Shanaj.  Vlera totale që iu sekuestrua  Shanajt arrin në 12 milionë euro.

Pasuritë që iu sekuestruan fierakut

  • 3 shoqëri dhe konkretisht shoqëri ndërtimi e tregtimi gazi në Fier, Durrës, Tiranë, Korçë etj.
  • 1 hotel trekatësh në Fier dhe një njësi shërbimi bashkëngjitur;
  • 2 vila trekatëshe;
  • 5 njësi shërbimi me sipërfaqe 7 982 m2;
  • 3 apartamente banimi;
  • 4 garazhe me sipërfaqe prej 1 092 m2, në Fier, Tiranë, Durrës;
  • 8 793 m2 tokë, në Tiranë, Durrës, Fier;
  • 20 000 euro në llogaritë bankare;
  • Një automjet me vlerë 40 000 euro.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: