Mjekja pediatre Adriana Ilias e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për situatën shëndetësore të fëmijëve dhe për Covid-19.

Në lidhje me koronavirusin, mjekja tha se ‘Covid nuk ikën asnjëherë. “Ai do të vijë dhe ndryshojë fytyrën’, teksa u bëri apel prindërve që të vaksinojnë fëmijët për gripin”, u shpreh mjekja.

“Covid nuk ikën asnjëherë. Ai do të vijë dhe ndryshojë fytyrën. Prindërit që nisin fëmijët jashtë shtetit u bëjnë vaksina, ndërsa pjesa tjetër heziton. Vaksinimi ka dy doza kur bëhet për herë të parë, kur është vjetore bëhet vetëm një herë. Duke parë klimën ku ne jetojmë, fenomenet alergjike janë shtuar shumë. Kjo lidhet me mungesën e bimësisë në qytet. Kur na vjen një fëmijë me përsëritje të bronkiteve, u sugjerojmë analizat e alergjisë ushqimore dhe penomogjene. Alergjia mund të veprojë në bllokimin e hundëve p.sh, kështu fëmija merr frymë me gojë, ndaj u sugjerojmë sprajtët nazal dhe anti-alergjiku janë zgjidhjet. Fëmijët kanë pësuar një rënie të imuniteti, pasi ushqehen më tepër me ushqime gjysmë të konservuara të maketeve dhe kjo ndikon shumë”, tha Iliaz.

Më tej Ilias foli për situatën në QSUT dhe virozat stinore.

“Numri i rasteve ka pësuar një ulje të lehtë në krahasim me shkurtin. Megjithatë raportohet për raste për shkak të shtimit të virozëve të stinës. Ka shumëllojshmëri virozash, por në kuadër të sistemit imunitar kemi infeksione purinare. Kemi rënien e imunitetit dhe shtimin e këtyre infeksioneve. Fëmijët 1-2 vjeç janë më të prekur, pastaj kalon te mashat 4-5 vjeç, ata përjetojnë kollë dhe temperaturë. Nëse kolla kalon tre ditë, fëmija vjen për vizitë te mjeku. Ne duhet ta lejmë organizmin që të veprojë ndaj virusit dhe në 24 orët e para ne nuk mund t’i bëjmë një vlerësim pacientit, ndaj u themi të rrinë në shtëpi për 3 ditë. Në mënyrë që më vonë ne të plotësojmë dhe ekzaminimin laboratorik, imazhologjik dhe klinik. Fëmijët që kanë ulje të sistemit imunitar, prindërit në fillim të sezonit të vjeshtës drejtohen tek ne. Ne u japim vitamina për të rritur sistemin imunitar. Kjo ndodh te fëmijët që kanë probleme me azmë.

Aktualisht kryej 30-40 vizita në ditë. Rastet janë të moderuara, nuk kemi pasur fluks të lartë. Këtë vit nuk kam pasur asnjë rast miningiti, shumica kanë qenë nga rrethet. Kur një fëmijë preket nga miningiti, ka të vjella, temeperatura të larta 39-40, është letargjik ose të bebet është i përgjumur. Nga ana klinike dallohet nga mjeku. Tani janë futur vaksinat  dhe kemi pasur ulje të rasteve. Në përgjithësi te fëmijët preket trakti aspirator. Viroza fillon me kollë të thatë, dhe nëse pas tre ditëve bëhet me sekrecione dhe me temperaturë të lartë, duhet të drejtohet mjekut. Tek ftohja ndikojnë kushtet higjieno-sanitare, pasi temperaturat duhet të mbahen konstatnte. Ndikon sasai e marrjes së mikrobit dhe organizmit. Për të bërë diferencën bëhet vlerësimi dhe fillon trajtimi”, tha Ilias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb