Kosova dhe qeveria Kurti ka qenë në qendër të kritikave të ndërkombëtarëve në lidhje me mënyrën se si u veprua për katër kryetarët e komunave në veri të vendit, që çoi në përshkallëzimin e tensioneve dhe protesta nga qytetarët serbë.

Shtetet e Bashkuara ndërmorën të parin hap ndëshkues kundër Kosovës, që ishte pezullimi na stërvitja “Defender 2023” ndërkohë që u paralajmëruan masa të tjera në vijim.

Raportohet se SHBA dhe BE kanë përgatitur një plan masash kundër Prishtinës, në rast se nuk arrihet një qetësim i situatës në veri të vendit.

Faza e parë e masave përfshin: ngrirjen e të gjitha fondeve të Unionit Europian, mundësinë e ndikimit në procesin e liberalizimit të vizave si dhe një bllokim të fondeve të ardhura nga Perëndimi.

Vala e dytë e sanksioneve do të përfshinte mosreagimin e aleatëve ndaj fushatës së Serbisë për mosnjohjen e shtetit të Kosovës, një riorganizim i prezencës ushtarake ndërkombëtare dhe një reduktim në shkallë të gjerë i kontigjentit amerikan në Kosovë, si dhe përjashtimi i Kosovës nga organizata të caktuara ndërkombëtare.

Por nuk mbaron me kaq. Sanksionet pretendohet se mund të jenë edhe të drejtuara nga individë të caktuar, si kryeministri i Kosovës dhe ministri i Brendshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb