Policia e Tiranës ka vënë të pranga 8 persona, katër prej të cilëve u kapën duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Mësohet se shtetasit e tjerë  janë vënë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe biçikleta.

Sipas njoftimit mësohet se janë vënë në pranga:

Gj. D.,37 vjeç

Xh., 42 vjeç

N., 40 vjeç

B., 28 vjeç

Gj. N.,49 vjeç

A., 26 vjeç

D., 50 vjeç

V., 50 vjeç

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

 

Njoftimi i Policisë

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Gj. D., 37 vjeç, pasi ka vjedhur biçikletën e shtetasit S. Ç. Gjithashtu, Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Xh., 42 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” me një shumë parash, të cilat dyshohet se i ka vjedhur në dritaren e banesës së shtetasit F. K.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. N., 40 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme në bashkëpunim me një shtetas tjetër(ende të paidetifikuar) i kanë vjedhur portofolin me forcë shtetasit S.S.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. B., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Gj. N., 49 vjeç, A. A., 26 vjeç, B. D., 50 vjeç dhe F. V., 50 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb