Operacioni Forca e Ligjit është ndalur në Durrës dhe Vlorë, ndërsa iu ka kërkuar 3 subjekteve që të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se bëhet fjale për shtetasit: Elton (Isa) Ferizi, Ilir dhe Shkëlqim Keka, këta të fundit vëllezër.

Ilir dhe Shkëlqim Keka, rezultojnë të dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim, ndërsa Ferizi për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

NJOFTIMI I OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

E.(I.) F., banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

I. K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Sh. K., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: