Vihen në pranga 9 persona dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia e Tiranës arrestuan konkretisht shtetetasit me inicialet E. K., 27 vjeç dhe A. B., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur sende të ndryshme në magazinën në pronësi të shtetasit M. K. Nga verifikimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të tre raste të tjera të vjedhjeve, konkretisht:

•Më datë 24.02.2022 dhe më datë 17.03.2022, dyshohet se kanë vjedhur në magazinën në pronësi të shtetasit S. I.;

•Më datë 28.02.2022, dyshohet se kanë vjedhur vegla pune në magazinën në pronësi të shtetasit R. H.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– S. M., 53 vjeç, S. S., 54 vjeç, dhe A. Gj., 48 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

– A. D., 58 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. M., 40 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve G. M., 39 vjeç dhe B. M., 60 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjete e tyre, në gjendje të dehur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb