Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur sot në disa qytete të vendit, ku i ka kërkuar 8 subjekteve, persona me precedentë penale, që të deklarojnë pasurinë e tyre brenda 48 orëve.

Gazetarja Dorjana Bezat bënë me dije për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasit; Aurela Doksani (Rronja), Selfo Driza, Mario Aliaj, Llambro Dako, Arbjon Aliko, Shpëtim Kolgjini, Myrvet Balliu si dhe Sabri Sopotin.

NJOFTIMI I OFL
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

A. D.(Rr.), banuese në Fier, e dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

S. D., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

M. A., banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Ll. D., banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

A. A., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprat penale “Organizata kriminale”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”, në pesë raste;

Sh. K., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

M. B., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

S. S., banues në Dibër, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: