Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar  disa video- mesazhe të ‘legjionarëve’ kuqezi të Euro2016 si Taulant Xhaka, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Mërgim Mavraj e Ansi Agolli.

Xhaka nga Zvicra shprehet se mc 25 prill shqiptarët duhet të votojnë PD-në, numrin 9, për ndryshimin.

“Për të mirën e Shqipërisë, për të mirën e sportit, votoni për ndryshimin”, shprehet Xhaka në mesazh.

Ndërkohë mesfushori Migjen Basha nga Australia thotë se për të mirën e sportit dhe Shqipërisë të votojnë ndryshimin.

Edhe ish-kapiteni dhe mbrojtësi Mavraj  me një mesazh nga Gjermania bën thirrje që shqiptarët të votojnë për ndryshimin e sportit dhe Shqipërisë.

Thirrjeve i është bashkuar edhe mesfushori Ergys Kaçe nga Greqia. ”Për të mirën e sportit dhe Shqipërisë, votoni ndryshimin”-thotë ai

Nuk ka munguar as ish-mbrojtësi i Tiranës dhe kombëtares, Ansi Agolli i cili nga Australia thotë gjithashtu se ”Për të mirën e sportit dhe Shqipërisë, votoni ndryshimin”.

Nga Kroacia, gjithashtu Eros Grezda bën thirrje që të votohet për ndryshimin.

Jo vetëm kaq, Memushaj, Qose, Lenjani, Abazaj, Valdet Rama, Debatik Curri bëjnë thirrje që të votohet për ndryshimin.

 

PJESËMARRËS NË VIDEOMESAZHE

Futbollistë aktualë të kombëtares

Eros Grezda

Amir Abrashi

Ledian Memushaj

Kristi Qose

Taulant Xhaka

Kristal Abazaj

Ermir Lenjani

Ledian Memushaj

Ergys Kaçe

 

Ish-futbollistë të kombëtares

Andi Lila, koordinator i PD për sportet

Mërgim Mavraj

Altin Rrica

Amarildo Zela

Artur Maxhuni

Debatik Curri

Ansi Agolli

Migjen Basha

Burim Kukeli

Valdet Rama

 

Sportistë shqiptarë

Sahit Prizreni, mundës i stilit të lirë

Nagip Jakupi, trajner futbolli i Luginës

Simon Rrumbullaku, futbollist

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb