Moderatorja Klea Huta, ka gjetur pak kohë për të qëndruar në kontakt me ndjekësit në Instagram, ndërsa i është përgjigjyer pyetjeve të tyre. E ndërsa e kanë komplimentuar për prezantimin në natën e parë të “Këngë moj”, nuk mundi dot t’i shpëtonte as pyetjeve lidhur me jetën e saj private.
Prej disa muajsh, ajo po shijon emocionin më të bukur pasi u bë nënë për herë të parë dhe nëse ishin kuriozë për planet e Kleas për fëmijë të tjerë, ja ku e keni përgjigjen:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“A do i bësh Kridit një vëlla ose motër?”

“Patjetër që po. Dua një familje të madhe. Nuk isha me të njëjtën mendje pasi linda, por njeriu harron çdo gjë. Ndryshe s’do kishin lindur më fëmijë.”

Gjithashtu, Klea tregon dhe xhelozinë e madhe që ka për Elgitin, të cilën nuk mundet ta fshehë dot.

“Sa xheloze je për Elgitin nga 1-10? 1000000 dukesh.”- i shkruan ndjekësi të cilit Klea ia kthen.

“Vërtetë? S’e jepkam veten atëherë, se jam 1000000000.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb