TIRANE

Nora, Era, Nita dhe Bledi Istrefi janë rritur pa babain e tyre, pasi 16 vite më parë, ai ndërroi jetë në një aksident. Nora dhe Era e kujtojnë shpesh babain e tyre dhe kanë treguar se pavarësisht se vitet kalojnë, dhimbja për të nuk është zbehur kurrë.

Nezir Istrefi punonte si gazetar në televizionin e Prishtinës dhe ka qenë shumë i njohur në atë kohë. Për këtë arsye, “Radio Televizioni i Kosovës” i ka kushtuar një emision të ndjerit për punën e tij. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin “Arkiv” ishte e ftuar bashkëshortja e Nezirit, Suzana Tahirsylaj.

Nora publikoi në Instastory një pjesë nga intervista, të cilën e ka ndjekur përmes televizionit. “Mami në këtë intervistë shpjegon shumëçka për babin tonë! Vajzë krenare”, shkroi këngëtarja.

Nora publikoi në Instastory një pjesë nga intervista, të cilën e ka ndjekur përmes televizionit. “Mami në këtë intervistë shpjegon shumëçka për babin tonë! Vajzë krenare”, shkroi këngëtarja.

“Fëmijët i ka dashur shumë. Ka arritur të shijojë një këngë të Norës në fillimet e saj. Ndërsa unë nuk kam qenë shumë pro që Nora t’i futej kësaj rruge, sepse si nënë më dukej shumë e vështirë. Ndërsa Neziri i ka mbështetur gjithmonë”,- rrëfeu Suzana për marrëdhënien e babait me fëmijët e tij.

“Mendoj se nga zëri i ngjan Era, ndërsa në pamje i ngjan Nora. Fëmijët e kujtojnë të gjithë, edhe Bledi, i cili në atë kohë ka qenë vetëm 3 vjeç”,- përfundoi ajo.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb