Hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-COVID në Kosovë. Qeveria e Kosovës miratoi të premten propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për lehtësimin e masave anti-COVID.

Pas miratimit të masave një konferencë për media e ka mbajtur kryeministrin Albin Kurti me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi. Kurti ka thënë se masat e marra në këto dy javë kanë pasur sukses në ngadalësimin e rritjes së rasteve, ndërkaq sa i përket vaksinimit ai tha se i janë përgjigjur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës gjatë këtyre dy javëve. “Që nga hyrja e masave në fuqi deri tani janë administruar rreth 40 mijë doza të vaksinës”, tha kryeministri.

Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi bëri të ditur se me vendimin e ri për masat anti-COVID hiqet obligimi i bartjes së maskës në ambiente të jashtme.

Me masat e reja kufizimi i lëvizjes është vendosur të jetë nga ora 00:00 deri në ora 05:00. Po ashtu hyrja në Kosovë do të jetë me dy vaksina, apo me një nëse është nga Johanson, pa pasur nevojë për testin PCR, ndërkaq lejohet hyrja edhe me një vaksinë dhe test negativ PCR të bërë në 48-orët e fundit.

Po ashtu, lejohet të hyjnë në Kosovë personat që kanë kaluar COVID-19 në tre muajt e fundit.
Orari i punës së gastronomisë me lirim të masave është mundësuar të jetë deri në orën 23:00.
Ndalohet organizimi i festivaleve dhe hapja e klubeve të natës;

Bibliotekat, muzetë, teatrot e kinematë punojnë me vetëm 50 për qind të kapaciteteve;
Lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb