Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis.

Në një postim në Facebook, Meta shprehet ndër të tjera në fokus të diskutimeve mes tyre kanë qenë edhe zgjedhjet e 14 majit.

Postimi i Metës:
Mirëprita në një takim ditën e sotme, Ambasadorin e ri të Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Ambasador Guido De Sanctis.
Diskutuam gjerësisht për realizimin me një standard të lartë të zgjedhjeve të 14 Majit, si moment politik shumë i rëndësishëm për vendin.
Ndava me Ambasadorin De Sanctis:
1. Shqetësimet lidhur me situatën parazgjedhore e në mënyrë të veçantë mbi presionet dhe shpërdorimin e administratës publike në funksion të qëllimeve elektorale të qeverisë.
2. Ecurinë shumë problematike të Reformës Zgjedhore, e në veçanti të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore, i cili për shkak të vullnetit negativ të mazhorancës nuk po adreson çështjet thelbësore që kanë dëmtuar rëndë standardin e zgjedhjeve.
3. Bllokimin e paligjshëm të regjistrimit të PD-së për shkak të kapjes së gjykatave nga
kryeministri.
4. Uzurpimin e veprimtarisë së Parlamentit për shkak të akteve antikushtetuese të maxhorancës duke penguar komisionet hetimore, interpelancat, debatin parlamentar, pra kontrollin dhe llogaridhënien nga Parlamenti.
Në veçanti e njoha me të gjitha projektligjet e Partisë së Lirisë, të cilat janë bllokuar me arrgoancë nga mazhoranca, në kundërshtim me rregulloren dhe procedurat e Parlamentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: