TIRANË

Kreu i PD Lulzim Basha ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ngritjen e tre komisioneve hetimore.

Gazetari Osman Stafa, duke iu referuar burimeve raportoi për “BalkanWeb” se kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e komisioneve hetimore për zgjedhjet e 25 prillit, çështjen Beçhetti dhe inceneratorët.

“Prioritare ngritja e tre komisioneve hetimore.
1- Komision hetimor për masakrën zgjedhore që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

2- Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3- Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori”, ka deklaruar kreu i PD.

Mësohet se  Jorida Tabaku do të jetë kryetare e Komisionit Hetimor për Inceneratoret ndërsa kryetar për Komisionin e hetimit të masakrës  zgjedhore do të jetë Enkelejd Alibeaj.

Kryetar për Komisionin hetimor për Becettin do të jetë Gazment Bardhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb