Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, në një intervistë për “Gazeta Panorama”, ka analizuar humbjen e PD në zgjedhjet e prillit dhe rrugën që duhet të ndjekë kjo parti, për t’u rikthyer sërish në krye të vendit.

Si faktorin kryesor të humbjes, Shehu renditi të ashtuquajturën ‘masakra elektorale’, që sipas tij u shtri në të gjithë territorin e vendit.

Sa i përket rithemelimit të PD, tezë kjo që u parashtrua në Kuvendin Kombëtar nga Mark Marku, Shehu tha se nuk mendon që kjo është ajo që i duhet Partisë Demokratike.

Intervista:

1-Pyetje: Z. Shehu, si i komentoni zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike. Kam fjalën për Kuvendin që u mbledh të shtunën dhe zgjodhi këshillin e ri kombëtar. Vlen të theksohet se ka pasur mjaftë kritika për procesin?
Pergjigje:Mendoj se ky Kuvend ishte nje mbledje pune me nje rendesi te madhe, qe u mblodh mbas atyre zgjedhjeve te 25 Prillit ku vertet nuk u realizuan aspiratat tona, por dhe pritshmerite e shumices se shqiptareve per ndryshim. Dhe si i tille eshte e kuptueshme te kete dhe kritika, sygjerime e zhvillime te ndryshme. Dikush mund te thote qe gjithe ky proces u zhvillua shpejt, mund te qendroje kjo, por keshtu u vendos nga instancat perkatese te PD, gje qe tashme nuk le vend me per kontestim.

Ky kongres kishte tre kolona, vazhdimi i analizes se rezultatit te 25 Prillit, analize qe do te vazhdoje, ndryshimet statuore dhe zgjedhja e Keshillit Kombetar.

2-Pyetje: Një nga detajet që shkaktoi pakënaqësitë ishte çështja e analizës së zgjedhjeve. Në mbledhjen e kryesisë së PD ajo u përmend sikur u përdor për të sulmuar dikë?

Pergjigje: Mua më duket se këto nuk janë elemente thelbesore, vecanerisht perderisa kjo analize eshte ne vazhdim. Ajo nuk ka mbaruar por vetëm sapo ka filluar realisht. Per te qene me transparent ne kete faze kjo analize eshte e fokusuar me teper ne faktoret qe lidhen me masakren zgjedhore, deformimin e vullnetiti te elektoratit e realisht te votes se tyre, ndersa me tej do te filloj pjesa e dytë e analizës, që do shkojë në çdo seksion dhe në çdo grup seksion, dege, qark e ne terresi, që do analizojë punën tonë. Pra sapo u analizua një proces në vazhdim, por procesi i parë u bë më shpejt sepse ai materjal iu dërgua dhe po i dergohet edhe partnerëve ndërkombëtarë. Ishte emergjente dhe pa dyshim kjo masaker ishte jo vetem nje shkelje e rende e demokracise e lirive, por dhe kishte influence te madhe ne deformimin e rezultatit, ndaj e nisëm këtu. Prandaj une them nuk se duhet pare me dyshime ajo qe u realizua deri tashti. Pa dyshim ka pasur pasaktesi, por mendoj se ne fazen e dyte jane te gjitha mundesiste qe gjerat te shkojne ne vendin e tyre. Pra e perseris, nuk shoh që ka një arsye që të mendojmë në këtë mënyrë. Rendesi ka që ne fund të ketë një analizë të plotë dhe të nxirren konkluzionet. Keto jane te domosdoshme edhe per permiresimin e punes sone, duhen për të ardhmen, nuk na duhen vetëm për sot. Sepse lufta e ardhëshme politike është shumë e fortë.

3-Pyetje: Sipas këndvështrimit tuaj faktori kryesor i humbjes së zgjedhjeve ishte masakra zgjedhore apo problemet e brendshme?

Pergjigje: Faktori i madh i humbjes mendoj se është masakra, është presioni, blerja e votës, droga, kërcënimi i njerëzve. Pati vende ku nuk funksionoi mirë edhe bashkëpunimi me aleatët. Për mua aleatët në disa qarqe nuk ishin racional per te pranuar menyrat me efikase te bashkepunimit me ne, duke humbur shumë vota. Marr shkas nga qarku Gjirokastres ketu, ku shkuan dëm reth 10500 vota sepse nuk ishte ne nje liste me ne dhe kandidati i LSI. Pra ka shumë elementë per te diskutuar e konkluduar, dhe keto do te na ndihmojne edhe per të sqaruar pozicionet tona me mire. Por analiza vazhdon dhe do vazhdoj menjëherë pas kongresit, besoj nga fundi gushtit për të evidentuar më shumë problemet tona, difektet e mangesite tona.

4-Pyetje: Ju mendoni se betejave tuaja te ardheshme i ndihmojne edhe ndryshimet qe u bene ne Keshillin Kombetar?

Pergjigje: Absolutisht po, jane nje faktor pozitiv dhe ato, pjese e nje zhvillimi te pergjitheshem ne PD, qofte edhe ne kete Kongres. Këshill Kombëtar i dale ka prurje të rinjsh dhe kjo është shumë pozitive, grash, ka nje baze sociale me te gjere. Gjithmonë duhet që të afrohen edhe të rinjtë. Po keshtu i kombinon keto me vlerat historike të PD. Ky është kombinim i domosdoshem dhe qe ndiqet me kujdes ne cdo parti demokratike. Dua te them se z. Basha këtë bëri në kongres dhe e bëri mirë mendoj unë.

5- Pyetje: Z. Shehu, kritikë te kryedemokratit Basha mbetën jashtë Këshillit Kombëtar. Nga vetë ata që mbetën jashtë ka akuza se lista u bë nga numri dy i PD në direksionet e kreut të PD, ju si e keni parë?

Pergjigje: Unë nuk gjykoj keshtu. Lista ishte e gjate. Me tej disa nuk u zgjodhen. Mund te kete pasur edhe vleresime subjektive gjate votimit, por u votua ne menyre te lire e demokrastike. Pra nuk do të komentoj gjëra që zgjidhen me votën e atyre që votuan. Kjo është demokracia. Pavarësish se më pëlqen apo smë pëlqen. I pëlqen dikujt apo jo, vota respektohet. Vota ishte e fshehtë dhe e qartë dhe u votua me votim të fshehtë. Kongresi ishte normal edhe ne kete aspekt. Kadilli psh foli në kongres, edhe dikush tjetër foli, kritikoi fortë. Pra çdo gjë ishte e hapur, por në fund ne duhet të respektojmë votën e hedhur. Megjitahte kjo nuk do te thote aspak se ata qe nuk u zgjodhen nuk jane pjese aktive, e rendesishme, e domosdoshme e PD.

6- Pyetje: Po per ndryshimet me statut cfare mund te na thoni?

Pergjigje: Ndryshimet në statut ishin pjese e kolonave kryesore te kongresit. Per një hapje më të madhe të PD, për të afruar më shumë të rinj, grate shtresa te ndryshme, si dhe duke ruajtur raportet me vlerat historike te PD me prurjet e reja. Po keshtu ishin nje një hap që i jep më shumë kompetenca bazës duke thelluar decentralizimin e ulur kompetencat e qendres ne favor te periferise, synojne t’i bejne ato më të zhdërvjellta. Sidoqofte mund te kete edhe mendime te tjera, sygjerime per te ardhmen, por ne Kongres edhe ne kete pike u respektua nje procedure. Gjithmone ka vend per ndryshime te metejshme. Unë nuk mendoj se gjerat ndryshojnë në një ditë. Por me terresi ishte një kongres pune pozitiv, qe arriti disa objektiva te rendesishme, nje hap drejt drejtimit te duhur, qofte me ndryshimet ne statut, qofte me rikonsolidimin te parimeve kryesore te qendres se djathte, te vlerave te PPE aty.

7-Pyetje, Z.Shehu, ne Kongres u degjua edhe nje propozim per nje rithemelim te PD, ju si do ta gjykoni kete?

Pergjigje: E kam ndjekur me vemendje kete teze. Por te them te drejten une nuk besoj se kjo eshte nje gjetje e dobishme per PD, detyrat e saj, opoziten shqiptare qe ka motorin kryesor PD, perballjen e domosdoshme me kete rregjim. PD është e duhet te jete krenare për historinë e saj, kontributet e saj thelbesore per demokracine shqiptare, integrimine europian e perendimor, zhvillimet ekonomike e sociale te vendit e shume shume te tjera. PD nuk ka bërë ndonjë turp. Edhe nëse kemi bërë gabime taktike, turpe s’kemi bërë. Edhe gabimet taktike i kemi bërë për ta zveshur kundërshtarin nga “gjethet e fikut, per ta luftuar me fort ate, duke sakrifikuar edhe nga vetja jone. Keshtu ishte dalja nga parlamenti, nqs do ta quajme te pa pershtateshme, por turpe ska bërë. Pra PD s’ka pse të ketë kommplekse me veten e vetë për të bërë shperndarje, rithemelime etj. Ju mendoni vertet se po te ndryshojme emrin, simbolet, flamurin, qofte edhe seline do jemi me rezultativ? Po te ishte keshtu OK, por nuk eshte keshtu, PD eshte nje simbol, emer i madh, shprese per njerrezit, eshte shtepia e te gjithe atyre qe aspirojne ne ndryshimin e shpetimin e vendit. Nqs behet fjale per ndryshime ne statut, brenda parimeve tona, ndryshime te drejtuesve, i beme ne kete kongres disa e mund te behen edhe ne te ardhmen. Une e shikoj PD ne nje proces përsosje të vazhdueshme, kolaudimi, permiresimi te vazhdueshem. Dhe kongresi une mendoj se kontribuoi ne disa te tilla.

8- Pyetje: Dhe me tej?

Pergjigje: Pikerisht edhe per me tej, ne nuk kemi kohe e energji te teperta te shpenzojme me eksperimete, qe normalisht i kane realizuar partite komuniste te lindjes mbas renies se komunizmit, ose shume ralle ndonje parti tjeter si pasoje e problemeve te medha te brendeshme. Ne nuk jemi aspak ne ato situata, prandaj me duken si gjetje artificiale.
Ne duhet te pregatitemi menjehere per ditet qe vijne, javet qe vijne. Perballe kemi nje rregjim, edhe sado ndryshime te bejme ne statut, ne Keshillin Kombetar, ne seksionet, keto jane vetem ndihmuese. Rregjimet permbysen ne nje realitet ku asgje nuk dhurohet, por fitohet me lufte, perpjekje, pune, e ky rregjim duhet permbysur. Dhe per kete une jam dakort edhe me ate qe tha Basha ne Kongres, duhet te shfrytezojme cdo mundesi, ne institucione e jashte, ne salla, rruge e sheshe, ne Shqiperi e me partneret tane.

Por ketu duhet organizim, ide te qarta, dialog me njerezit edhe per te vrare friken qe sot ky rregjim e ka perhapur kudo. Duhet qendrese e rezistence. Dhe nuk e kam fjalen per dhune. Jam krejt kunder dhunes. Rezistenca e qendresa jane tjeter gje, te domosdoshme perballe rregjimeve. Dhe PD i ka provuar jo vetem nje here me sukses ne historine e saj, keto mjete lufte demokratike. Ka ardhur koha te veme ne levizje me realizem te gjitha potencialet tona, te mesojme nga te gjitha eksperiencat tona te sukseseshme. Vetem keshtu do te arrijme te mobilizojme jo vetem ata mbi 700 mije, qe na votuan, por shume me teper per te permbysur rregjimin, qe po shkaterron te sotmen e te nesemen e shqiptareve, edhe jashte Shqiperise kjo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb