Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, po punon me intesitet në kuadër të sezonit të ardhshëm dhe, sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport”, drejtori shqiptar i bardhekaltërve ka vënë në shenjestër katër elementë për ta bërë Lacion një ekip që të përballojë me sukses edhe një turne të vështirë si Champions League.

Në mbrojtje synohet Naço i Real Madridi, për mesfushën Eskalante, që do të mbërrjë në qershor nga Eibari me parametër zero, ndërsa për sulmin janë dy emra, Olivie Zhiru, për të cilin është gati një kontratë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, dhe mbi të gjitha Memfis Depaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb