Një marrëveshje ligjore gati dhjetëra-vjeçares mes akuzueses së Princit Andrew, Virginia Giufrre, dhe financierit të ndjerë, Jeffrey Epstein, për abuzim seksual, u mbyll këtë të hënë të 3 janarit.

Mediet e huaja raportojnë se Giuffre, e cila kishte paditur Epstein për abuzim seksual, mori një dëmshpërblim prej 500 mijë dollarësh.

Giuffre kishte akuzuar prej kohësh Epstein dhe të dashurën e tij, Ghislain Maxwell, kjo e fundit tashmë e dënuar si trafikante seksi, se e kishin detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me familjen mbretërore, kur ajo ishte 17 vjeç.

Një gjë e tillë u zbulua nga padia e Giuffre ndaj Princit Andrew për abuzim seksual, të cilën ajo e kishte paraqitur më 9 gusht në Gjykatën Federale të Manhatanit, por që kjo akuzë u mohua ashpër nga Duka i Jorkut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb