Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar në lidhje me rastet e dhunës dhe të ngacmimeve seksuale, ku viktima të saj kanë qenë fëmijët të mitur.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Boçi bën thirrje që të riformatohet sistemi, sipas tij pa patronazhistë dhe pa militantë politikë.

REAGIMI I BOCIT
TË SHPËTOJMË ARSIMIN
Rastet e dhunës e ngacmimeve seksuale, ku përfshihen drejtues institucionesh arsimore e punonjës, nuk janë rastësi.
Ato janë dëshmi e devijimit dhe rrënimit të një sistemi të tërë tashmë të kalbur.
Ky sistem duhet riformatuar.
Edukimi brenda tij ka humbur çdo vlerë e qëllimësi dhe shkolla është tërisht e shkëputur nga funksioni social edukativ dhe me një funksion mësimdhënës mjeran.
Duhet një legjislacion i ri që përcakton saktë statusin e shkollës, rolin e funksionin e saj në komunitet, përgjegjësitë e detyrat.
Duhet një ripozicionim i ri i figurës së mësuesit, detyrës e vlerësimit të tij si mësimdhënës dhe edukator.
Duhet një sistem i ri karriere e vlerësimi për çdo drejtues dhe mësues.
Duhet një sistem i ri inspektimi dhe kontrolli të cilësisë së mësimdhënies dhe edukimit.
Duhet një rol i ri efikas dhe vendimarrës i prindërve dhe komunitetit.
Mbushja e shkollës me patronazhistë e komandime politike, lënia e saj në dorë të pasionantëve politikë pa vlera njerëzore dhe pedagogjike, duhet të marrë fund.
Arsimi duhet shpëtuar!!!!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb