Një 75-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Blutë bëjnë me dije se i moshuari nuk është ndalur me kaq, por ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin N. U., 75 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur si dhe ka kanosur me armë sportive një të afërmen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb