Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet O. N., 24 vjeç.

Të njëjtat burime sqaruan se në afërsi të fshatit Shupalë, i riu akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po heton për dokumentimin e plotë të rastit në fjalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb