Uniformat blu kanë vënë në pranga 45-vjeçarin Y.A., banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin Y. A., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu Policia e Tiranës bën me dije se në pranga kanë rënë edhe gjashtë persona të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Sakaq një tjetër denoncim është bërë në policisë për largim nga banesa të një të mituri. Ka qenë nëna e tij 44-vjeçarja e cila ka denoncuar zhdukjen e djalit, pasi prej ditësh është larguar dhe nuk është kthyer.

Njoftimi:

Specialistët e Seksionit të Kërkimit bënë kapjen e shtetasve në kërkim:

– E. M., 43 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”;

– Sh. P., 58 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë kapjen e shtetasit A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja” dhe” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. B., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– K. K., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– B. Sh., 48 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb