Shtatëdhjetë e katër vjeçari Bajram Tusha, i bërë i njohur për mediat për shkak të përdhunimit të një të miture në prill të 2020, ka thyer masën e arrestit në shtëpi.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se ai është konstatuar nga efektivët duke dalë jashtë banesës. Për këtë gjë, materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Sarandë. Ndërkohë mësohet se me 19 prill të këtij viti ai kishte seancën e radhës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, në ngarkim të shtetasit B. T., banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb