Policia e Sarandës lajmëron se ka referuar materialet për një 37-vjeçar shqiptar, banues në Greqi, pasi ka ngacmuar një shtetase të mitur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për shtetasin E.H, që dyshohet se me anë të rrjeteve sociale ka ngacmuar të miturën.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë:

-referoi materialet në Prokurori dhe po punon për kapjen e shtetasit E. H., 37 vjeç, banues në Greqi, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur, se 37-vjeçari e ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet rrjeteve sociale.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: