Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dhe ka përndjekur një të mitur. Kanë qenë prindërit e vajzës 13-vjeçare që kanë denoncuar në polici autorin, teksa policia i ka vënë prangat menjëherë.

“U arrestua shtetasi R. A., 58 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘Ngacmim seksual’ dhe ‘Përndjekja’. Pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ngacmuar seksualisht një të mitur 13-vjeçare.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, bën të ditur policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb