11 kg e 650 gr është sasia e kokainës të sekuestruar sot në portin e Durrësit, të cilat ishin fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori. Gazetarja Klodjana Haxhiaj e ka bërë të ditur këtë detaj për ‘BalkanWeb’.

Ngarkesa kishte mbërritur dy ditë më parë nga Ekuadori, teksa policia e ka mbajtur nën vëzhgim dhe ditën e sotme teksa ka mbërritur shoferi për ta tërhequr kanë ndërhyrë.

Në lidhje me sasinë e drogës së sekuestruar është arrestuar Barjon Gumeni, vëllai nga nëna i Eduart Dautit, administratori i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. Ndërkohë, personi i dytë i ndaluar, juristi i kompanisë, u la i lirë. Droga ka qene e vendosur në impiantin e kondicionerit, ndërkohë që ishte ambalazhuar në 14 pako.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb