DURRËS

Tre lloje pakosh u përdorën për të fshehur e mbështjellë 143 kg kokainë brenda konteinerit i cili erdhi nga Ekuadori në Durrës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se pakot lexonin ‘’El Mejor’’ ose në shqip Më e mira, shoqëruar nga fotoja  e Pablo Escobar, ‘’Viejon’’ që në shqip do të thotë i moshuari, dhe ‘Brater’ që përkthehet vëlla.

Ngarkesa kishte si detinacion firmën ‘’Masabi Fruits’’ në Kombinat të administratorëve Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti, që të dy të arrestuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: