Në një prononcim për mediat nga Brukseli kryeministri Rama tha se Shengeni Ballkanik do të vlerësohet në të ardhmen nga BE, dhe jo vetëm por vendet e Ballkanit Perëndimor do të vlerësohen për qasjes së hapësirës europiane në këtë mini- shengen.

Ai shprehet i bindur se Shengeni Ballkanik bie në parim me katër shtyllat e BE por thotë se duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë.

”Sado interesante që të jetë për të krijuar audiencë apo kuriozitete të natyrës mediatike këto gjëra janë të qartë.
Shengeni rajonal? Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion. Pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pas ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mëdhaja.

Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal.”- tha Rama

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb