Ekipi i Ansi Agollit në Azerbajxhan, Karabak, nuk e ka nisur ashtu siç pritej këtë fazë të dytë të kampionatit. Kapiteni i kombëtares tonë ishte në fushë përgjatë gjithë takimit në barazimin 1-1 kundër Nefçi Baku.

Edhe pse ky rezultat i mundësoi Karabakut të qëndronte në vendin e parë të renditjes, me një pikë më shumë se Gabala, pakkush priste që skuadra e cila ka dominuar futbollin në Azerbajxhan në vitet e fundit, të shfaqte vështirësi përballë Neftçit i cili aktualisht mban vendin e parafundit në renditje.
Cikalleshi-Istanbul-stervitje-2017-470x313
Vendin e parë mban edhe ekipi i Sokol Cikalleshit, Istanbul Bashakshehir, i cili fitoi sot me rezultatin 1-0 kundër Boluspor, por ndryshë nga Agolli, kavajasi, ashtu si shumë herë në takimet e fundit ka qenë jashtë planeve të skuadrës në kampionat, ku ndeshjet i ka ndjekur nga tribuna.
Bashakshehir ka një pikë më shumë se Beshiktashi, i cili luan nesër kundër Koniasporit.

celina-470x269
Bersant Celina ka ndjekur nga dhomat e zhveshjeve se si skuadra e tij, Tuente, ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj Zuolle, edhe pse ai kishte komplikuar disi punën e shokëve të ekipit duke u ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 49 të ndeshjes.

Celinën nuk e mbajtën nervat kur pas një dueli me një kundërshtar, ky i fundit i shkeli këmbën. Edhe pse shkelmoi lehtë kundërshtarin e tij që po largohej nga mbrapa, kjo tentativë u pa nga gjyqtari i cili nuk ngurroi ta largonte nga fusha me karton të kuq. Megjithatë, Tuente arriti të gjente pak minuta më vonë rrugën e rrjetës për goline fitores, për të qëndruar pranë zonës së skuadrave që luftojnë për Kupat e Europës.

Rival i Celinës mund të jetë Milot Rashica, pasi Vitese e këtij të fundit është në të njëjtën kuotë pikësh, 30, pas suksesit të sotëm 2-1 ndaj AZ Alkmar. Futbollisti kosovar u aktivizua si titullar, për t’u zëvendësuar në minutën e 71-të të ndeshjes.

Ndërkaq, Herenven i Arbër Zenelit nuk ka siguruara më shumë se një barazim 0-0 ndaj Groningen. Zeneli ishte titullar, ndërsa u zëvendësua në minutën e 74-t të duelit. Skuadra e tij është e katërta në renditje, por ka vetëm 3 pikë më shumë se Vitese dhe Tuente.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb