ITALI

Milani ka kapur Napolin në vendin e 6-të në Seria A tashmë me pikë të barabarta nga 53. Napoli ngeci në një barazim në Bologna pasi goli i shpejtë i Manolas nuk mjaftoi. Në këtë ndeshje shqiptari Elseid Hysaj mori për herë të parë tek napolitanët shiritin e kapitenit. Milani nga ana tjetër konfirmon formë e shkëlqyer që po kalon teksa ka fituar ndaj Parmës me përmbysje.

Parma mbylli në avantazh pjesën e parë në San Siro, por Milani u rikthye dhe brenda 4 minutave Kessie dhe Romagnoli shënuan për të çuar kuqezinjtë në avantazh. Serinë e golave e mbylli Çalhanoglu. Tashmë dy skuadrat janë në luftë për vendin e 6-të që çon në Play- Off të Europa League.

Duket se këtë sezon asnjë nga dy skuadrat nuk e kënaq kjo pozitë por njëra prej tyre do jetë jashtë nga kompeticionet europiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb