KOSOVË

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, në të cilin ishte parashikuar të diskutohet për politikën e jashtme të Kosovës, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit dhe kabinetit qeveritar.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se përkundër faktit që qeveria ka obligim kushtetues për të qenë prezente në seancat e jashtëzakonshme, megjithatë propozojë që për seancën e ardhshme të vendos kryesia.

“Obligim i koalicionit qeverisës, jo i shumicës parlamentare sepse tani nuk janë shumicë parlamentare, që të jenë prezent në seancë. Qëllimi i kësaj seance ka qenë që të qartësojmë më mirë politikën e jashtme karshi objektivave që ka Republika e Kosovës por në mungesë të qeverisë, ne propozojmë që data kur mbahet kjo seancë të caktohet në mbledhjen e ardhshme të kryesisë”, tha ai.

Me këtë u pajtua edhe shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se ky debat mund të mbahet pas vendosjes për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, mbledhja e të cilit do të mbahet më 20 nëntor.

Kritika për mungesën e kabinetit qeveritar ka dhënë edhe VV dhe PDS, por është arsyetuar nga AAK dhe Nisma Socialdemokrate, shkruan  RTK. Në fund është vendosur një mocion procedural, ku thuhet se Kryesia e Kuvendit do të vendos për datën e mbajtjes së kësaj seance, i cili mori votat e shumicës, duke bërë kështu që seanca të përfundojë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: