Me Cristian Chivu-n në stol, Asllani e nisi si titullar në Botërorin e Klubeve. Mesfushori kuqezi qëndroi në fushë për 68-të minuta, u zëvendësua pasi u ndëshkua me karton të verdhë. Asllani la gjurmë në këtë takim, me atë skemë brilante, ndërsa u vlerësua nga mediat italiane me notën 6. Pavarësisht se e nisi aventurën në krye të Inter me një X-s, Cristian Chivu e sheh gotën gjysmë plotë:
“Zhvilluam një pjesë të parë të mirë, pavarësisht se kaluam në disavantazh. Në fraksionin e dytë ishim më të lehtë në mbajtjen e topit, na mungoi kreativiteti përpara portës. Rrezikuan në trazicion, por djemtë dhanë maksimumin. Sigurisht hasëm pak vështirësi në aspektin fizik, na munguan energjitë, por dhamë gjithçka kishim. Nuk më vjen trup për këtë barazim ndaj Monterrey, neve nuk na vjen turp për atë që japim në fushë, pastaj futbolli nuk është një shkencë fikse, u shpreh Chivu pas debutimit të tij në krye të Inter.
I qetë pas këtij barazimi u shfaq edhe kapiteni Martinez, as argjentinasi nuk e bën dramë “X” ndaj Monterrey: “I bëmë gjërat mirë, kishim vështirësi vetëm në hapjen e lojës, kjo dhe për shkak të terrenit. Gjithsesi, jam i kënaqur me paraqitjen, jam i qetë. Sigurisht duhet të përmirësojmë në disa aspekte, si mbrojtja gjatë goditjeve standarde. Kemi filluar të mbrojmë në mënyrë zonale, duhet të përmirësojmë, por jam i kënaqur në përgjithësi më mënyrën se si e luajtëm këtë takim”, u shpreh Martinez.
(BalkanWeb)