Me debate të ashpra po shoqërohet mbrëmja e sotme e Big Brother. Protagonistë të këtij sherri live është bërë Einxhel dhe Donaldi, të cilët u kapën teksa sqaronin zinxhirin e nominimeve që nxorën të martën Dj Dags.

Pasi Donaldi e akuzoi Einxhel se ka treguar disa fytyra në lojën e saj dhe qëndrimin me Ilirin.

“Ti ke ndryshuar shumë në këtë shtëpi. Në fillim njihja një Einxhel tjetër, kurse kjo që je tani nuk po më pëlqen fare. Po më lër të flas pse po qurravitesh. Ngele duke qarë si e ve?”, tha Donaldi.

“Je shumë i neveritshëm. Ti i përdor njerëzit. Edhe te Trixa ke ngecur” ia ktheu Einxhel.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: