TIRANË

“Çfarë ndodh më pas?”, kjo është pyetja pas të cilës akademiku, profesori Artan Fuga qesh, pasi kujton se dikush në mbledhjen e djeshme të Akademisë së Shkencave tha se Presidenti e ka futur institucionin në ngërç.

Në “Kjo Javë” në News24, Fuga thotë se ka një ligj, që thotë se nëse vendi është vakant, bëhen zgjedhje.

“Më vjen pak për të buzëqeshur. Pati ndonjë diskutim që tani presidenti na ka vënë në ngërç. Pra, ky vendim i Presidentit të Republikës e ka vënë ASH në një situatë që nuk di çfarë të bëjë. Nuk është e vërtetë. E para, nëse është krijuar ky ngërç nuk jam unë përgjegjësi, kam thënë që mos shkoni e shkelni ligjin. Unë kam thënë të bëhet një ligj për reformimi, statuti, më pas hyrje të reja të akademikëve.
Në fund ka një ligj që thotë nëse vendi është vakant bëhen zgjedhje. Të bëhen pranimet e reja, çdo gjë ndodhë. Kryesia është zgjedhur, nuk i konteston kush. Të ndërmarrin hyrjet e reja në akademi, të bëhen statutet dhe nuk ka as ngërç, as bllokim. A unë dua gjënë time dhe po s’mora gjënë time kjo gjë ka rënë, kjo nuk është shkencë”, u shpreh Fuga.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb