Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka vizituar Sofjen disa ditë para vendimit të Këshillit të BE për çeljen e negociatave.

Bullgaria ka vendosur veton për negociatat e Maqedonisë së Veriut teksa Zaev në Sofje kërkon dialog e mirëkuptim.

Ai thotë se politikanët e dy vendeve nuk duhet të lejojnë që të urrehen nga brezat e rinj.

 

STATUSI NGA ZORAN ZAEV

Ne filluam axhendën e punës në Sofje me udhëheqjen e GERB dhe mikun tim Boyko Borissov

Ne diskutuam se është shumë e rëndësishme t’u mundësojmë brezave të rinj të kenë dialog dhe mirëkuptim. Ne nuk duhet të lejojmë që të rinjtë të na urrejnë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb