Analisti Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se presidenti i Kosovës Hashim Thaci ka ndërmarrë një veprim që është antikushtetues.

Vasjari megjithatë shtoi se vendimi final i Gjykatës Kushtetuese mund të jetë më shumë pro Thacit, kurse vlerësoi se ndërkombëtarët në Kosovë kanë zgjedhur më shumë një model pro konsensusit mes palëve politike.

Në Kosovë, partisë së parë i njihet e drejta të formojë qeverinë. Kushtetuta nuk parashikon që presidenti të mandatojë një parti që nuk ka fituar zgjedhjet, që të ketë dalë e parë. Thaci po merr dicka përsipër që ligji nuk ia njeh. GJK ka marrë një opinion nga Gjykata e Venecias. Gjykata Kushtetutese i ka kërkuar sa kam dijeni, Venecias  që propozimi të shkojë ndoshta më shumë pro Thacit.

Nëse GJK do jetë korrekt, duhet të shpallë të pavlefshëm dekretin e presidentit. Thaci ka dekretuar një fitues të dytë, që Kushtetuta nuk ja jep si të drejtë. Është problem real Kushtetues, gjithsesi. Ndërkombëtarët duan më shumë konsensusin. Nëse i referohemi kësaj, ajo që thotë Albin Kurti është problematike. Kurti është në test me institucionet e Kosovës”, u shpreh Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: