Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar ka shtyrë seancën për Emiljano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë për shkak të kalimit nga Gjykate e Apelit për Krime të Rënda në GJKKO e Apelit.

Avokatët kërkojnë që t’u vihen në dispozicion një akt i kalimit për kompetencë gjithashtu ata çmuan se dy anëtarët e trupës gjykuese Artur Kalaja dhe Etleva Temo nuk janë gjyqtarë të posaçëm dhe për këtë arsye duhet që të shprehet Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Në lidhje me këtë ngërç procedural u shprehën edhe prokurorët e prokurorisë së posaçme të zgjedhur me short Altin Dumani dhe Eneid Nakuçi të cilët kërkuan që duhet të shprehet KLGJ në lidhje me trupën gjykuese. Ndërsa avokati i caktuar kryesisht nga gjykata për Endrit Zelën ka dhënë dorëheqjen nga mbrojtja e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb