KORCË

Një shtetas ka rënë nga ura në fshatin Sheqeras .

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se sipas burimeve nga policia, mësohet se ky shtetas drejtonte biçikletën në gjendje të dehur, në momentin që ka rënë nga ura e Sheqerasit.

Ura2
Ura2

Menjëherë pas kësaj ngjarje, ai është transportuar në spital nga ku mësohet se ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe kokë.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se shtetasi fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb