Fitorja kundër Liverpool nuk ishte aspak rastësi, Erik ten Hag me sa duket ka gjetur recetën fituese teksa “djajtë e kuq” përsërisin veten edhe përballë Southampton në transfertë. Man.United merr fitoren e dytë radhazi duke mposhtur “shenjtorët” me rezultatin minimal 0-1.

Tekniku holandez zgjodhi sërish të nis sfidën me C.Ronaldo dhe Maguire në stol, nuk ishte në fushë nga minuta e parë as blerja më e bujshme, Casmerio. Pas një pjesë të parë të përfunduar në barazim pa gola, Bruno Fernandes kaloi “djajtë” në avantazh në minutën e 55-të.

C.Roanldo u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 68-të, por sërish pa mundur të lë gjurmë. Ten Hag i rezervoi disa minuta edhe ish mesfushorit të Real Madrid. Rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund me United që merr fitoren e dytë radhazi, 6 pikë në 4 javë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb