TIRANA

Policia ka reaguar për ngjarjen e Kombinatit ku disa të shtëna ngritën në këmbë zonën e kryeqytetit.

Sipas Policisë, autori Ronaldo Gurabardhi rreth orës 15:10 ka qëlluar me armë zjarri afër një banese, dhe më pas u largua me shpejtësi me anë të një mjeti.

Nga ana tjetër Policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e Gurabardhit.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen dhe shoqërimin e shtetasit R. G., 25 vjeç, pasi dyshohet se me datë 20.03.2021, rreth orës 15:10, në Kombinat, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të një banese dhe më pas është larguar me shpejtësi me një mjet.

Punohet për kapjen dhe shoqerimin e këtij shtetasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb