ANGLI

Një oficer policie është qëlluar për vdekje në një stacion policor në qytetin e Croydon të Anglisë.

Sipas ra;portimit të mediave të huaja, ai u qëllua për vdekje nga një 23-vjeçar i arrestuar, që po mbahet në paraburgim. Lajmin për vrasjen e oficerit britanik e konfirmoi edhe Policia Metropolitane përmes rrjeteve sociale.

“Një nga oficerët tanë vdiq pasi u qëllua nga një burrë i cili ishte ndaluar në paraburgim në orët e para të mëngjesit”, thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se janë duke u informuar të afërmit e oficeriit për ngjarjen e rëndë.  Polici fillimisht kishte plagë në trup, kurse ka ndërruar jetë më vonë në spital.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb