KRUJË

Këto janë pamjet e makinës ku ndodhi krimi i rëndë në fshatin Bubq të Krujës.

51-vjeçari Artan Ismalaja, qëlloi për vdekje këtë mesditë gruan e tij. E gjitha ndodhi brenda mjetit tip “Ford” e cila ishte futur brenda ambienteve të brendshme të një magazine.

 

Pasi kreu këtë akt, burri ka tentuar të vetëvritej. Ai aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Burime nga blutë e Krujës thanë se viktima ka patur shumë shenja thike në trup, ç’ka mendohet sipas tyre të jetë torturuar nga bashkëshorti.

Sipas policisë, çifti ka hyrë brenda territorit të objektit duke ndjekur një kamion, i cili është futur për të shkarkuar ushqim për lopët, pasi magazina është stallë kafshësh.

Ndërkohë, të paqarta janë motivet pasi policia e Krujës deklaron se nuk kanë asnjë dijeni pasi çifti prej vitesh jetonte në Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb