Detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Devoll, ku një fëmijë 2 vjeç ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar raki.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se fëmija, djalë ka qenë i vetëm në dhomë. Ai ka parë shishen me raki, duke e ngatërruar me ujin e ka konsumuar.

Fëmija ka ndërruar jetë në vend pas konsumimit të rakisë pasi mendohet t’i ketë shkaktuar probleme në rrugët e frymëmarrjes. Në spital 2-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb