Dy persona janë vendosur në pranga në Kaliforni, pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të një 6-vjeçari para rreth një muaji.

Aiden Leos, u vra teksa nëna e tij po e dërgonte në shkollë me makinë, ndërsa vdekja e tij ka shkaktuar zemërim e hidhërim të madh te të gjithë. Në pranga janë vendosur Marcus Anthoni Eriz 24 vjeç dhe Wynne Lee, 23 vjeç, të cilët u arrestuan në shtëpinë e tyre në Costa Mesa.

“Këto arrestime do lehtësojnë sadopak dhimbjen e familjes, për humbjen e vogëlushit të tyre. Shpresoj që tanimë ata të ndihen mirë shpirtërisht”, u shpreh polici Amanda Ray.

Si ndodhi ngjarja:

Mamaja e Aiden, teksa ishte duke drejtuar mjetin, i ngriti gishtin e mesit një shoferi, i cili i kishte zënë rrugën.

Këtu, ky i fundit nxori armën dhe zbrazi dhjetëra plumba në drejtim të makinës, disa prej të cilave ranë në trupin e 6-vjeçarit.

Ai u transportua nga mamaja me shpejtësi në spital, por fatkeqësisht, nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb