POGRADEC

Një ngjarje makabre ka ndodhur sot në Pogradec. Sikur të mos mjaftonte krimi i rëndë i vrasjes së një 70-vjeçareje nga i biri me të meta mendore, ngjarja merr përmasa horror pas asaj që ka zbuluar policia dhe efektivët e parë që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se djali pasi e ka vrarë nënën e tij Firdes Çekiçi me thikë i ka prerë kokën dhe më pas e ka varur tek dera.

Sipas informacioneve paraprake, 44-vjeçari Olsi Çekiçi ishte i kartelizuar por nuk pranonte të merrte mjekim dhe për më tepër dyshohej se përdorte lëndë narkotike.

Gazetarja Dorjana Bezat duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se 44-vjeçari jetonte me nënën dhe vajzën e tij e cila është 15 vjeçe si dhe vëllain tjetër edhe ai me të meta mendore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: